Lidhje

Mal i Zi zgjedh kryetaren e re të parlamentit - 2001-06-07


Ligjvënësit në Mal të Zi zgjodhën udhëheqësen e aleancës liberale pro pavarësisë, Besna Peroviç si kryetare të parlamentit të ri të Republikës së Jugosllavisë. Votimi i sotëm (7 qershor) e bën atë të parën grua që mban një post të tillë. Zonja Peroviç do të drejtojë parlamentin me 77 anëtarë të zgjedhur në prill.

Aleanca liberale ka bërë thirrje për një votim të shpejtë për pavarësinë e Malit të Zi. Por kjo parti nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje me përkrahësit e presidentit Milo Djukanoviç për forminin e një koalicioni qeveritar. Mirëpo partia ka premtuar se do të mbështesë një qeveri të pakicës të formuar nga kryeministri Filip Vujanoviç.

XS
SM
MD
LG