Lidhje

Kroacia drejt gjykimit të gjeneralit  Mirko Norac - 2001-06-07


Një gjykatë kroate caktoi datën 25 qershor për të gjykuar gjeneralin Mirko Norac i akuzuar për krime lufte gjatë luftimeve që shpërthyen pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1991.

Zoti Norac dhe 4 të tjerë janë akuzuar në shkurt të vitit të kaluar në lidhje me vrasjet e civilëve serb në qytetin kroat të Gospiçit. Gjykimi do të bëhet në qytetin Rijeka. Arrestimi i zotit Norac në fillim të këtij viti shkaktoi protesta nëpër rrugë nga veteranët e luftës të cilët e konsiderojnë atë si hero.

XS
SM
MD
LG