Lidhje

Në Britani fiton Partia Laburiste - 2001-06-07


Mbretëresha Elizabeth e Britanisë së Madhe i kërkoi kryeministrit Tony Blair që të formojë një qeveri të re, pasi partia e tij Laburiste fitoi me shumicë dërmuese në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Kryeministri Blair bëri sot (8 qershor) vizitën tradicionale në Pallatin Buckingham në Londër për të pranuar kërkesën e bretëreshës. Ai u tha gazetarëve pas kësaj vizite se fitorja në zgjedhjet e djeshme ishte një mandat për reforma. Kryeministri tha se do të sigurohet që Britania ruan influencën e saj në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se investimet në shërbimet publike si shëndetsia, arsimi dhe transporti kanë rëndësi të madhe. Ndërkohë, stërlina britanike ra në nivelin e saj më të ulët në 15 vjetët e fundit për shkak të shqetësimeve se zoti Blair mund të fillojë një fushatë që Britania të përdorë monedhën evropiane, Euro.

XS
SM
MD
LG