Lidhje

Shqipëri: kandidatët e pavarur kërcënojnë procesin zgjedhor - 2001-06-08


Manovra me kandidatë të ashtuquajtur të pavarur po e mban procesin zgjedhor pezull në një pikë shumë kritike. Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i duhet t’i japë sot një zgjidhje këtij problemi që rrezikon bllokimin e zgjedhjeve për shkak të kundërshtimit të ashpër dhe kërcënimeve të partive të vogla. Këto parti kanë sot një pozicion shumë të fortë duke qenë se kontrollojnë shumicën e komisioneve zonale dhe në të njëjten kohë mbështeten edhe nga Partia Demokratike. Kjo e fundit megjithëse ka numrin më të mad të kandidatëve të pavarur si kundërpërgjigje ndaj socialistëve, ka kërkuar sot nga Komisioni Qëndror të gjenden mundësitë ligjore që të mos përfitohet nga kandidatët e pavarur.

Partitë e vogla kanë paraqitur dje një propozim për mënyrën e daljes nga kjo gjendje. Sipas tyre nuk duhen konsideruar si kandidatë të pavarur emrat që janë miratuar nga forumet drejtuese të partive, apo ata që mbështeten në fushatë me siglën, parrullat e një partie apo edhe financiarisht. Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni i Zgjedhjeve, ekspertët ligjor të të cilit kanë punuar për tre ditë me radhë për të gjetur një formulë që do të mbështetej nga partitë për të shpëtuar procesin zgjedhor nga bllokimi.

Sot në mesditë zëdhënesi i Komisionit Aldrin Dalipi dha shifrat e kandidatëve që janë rregjistruar për garën e 24 qershorit. Ai tha se janë rregjistruar gjithsej 1114 kandidatë, nga të cilët 149 të pavarur. “Partia socialiste ka rregjistruar 81 kandidatë për deputetë, ndërsa koalicioni Bashkimi për Fitore ka rregjistruar 7 kandidatë të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet për Kuvendin 2001”, deklaroi Dalipi.

Pranë Komisionit të Zgjedhjeve janë rregjistruar edhe vëzhguesit. Deri tani janë akredituar mbi 150 të tillë, nga ODIHR, Këshilli i Europës, Misioni Monitorues i Bashkimit Europian dhe vëzhguesë vendas.

XS
SM
MD
LG