Lidhje

Shqipëri: arrestohet drejtuesja e Koka-Kolës - 2001-06-08


Policia shqiptare arrestoi sot rreth orën 15 administratoren e kompanisë Koka - Kola në Shqipëri Cristina Busi. Lajmi u konfirmua sot për Zërin e Amerikës nga drejtori i përgjithshëm i policisë Bilbil Mema i cili tha se zonja Buzi u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit ndërsa po tentonte për tu larguar drejt Malit të Zi. Afaristja italiane kërkohej nga autoritetet italiane për mospagim taksash. Kola Kola është investimi i parë i madh i huaj që ka zhvilluar aktivitet në Shqipëri që nga viti 1993. Cristina Busi ishte gjithashtu presidente e shoqatës së investitorëve italianë në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG