Lidhje

Ndryshime në personelin e FMN-së - 2001-06-08


Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është insitucioni financiar shumëkombësh me 183 vende anëtare, ndodhet në një periudhë tranzicioni. Tre nga punonjësit e tij amerikanë, që njihen si liberalë dhe që kishin një ndikim të madh në oganizatën financiare, bënë të njohur kohët e fundit planet e tyre për t’u larguar nga puna, ndërkohë që drejtori i FMN-së Horst Koehler, ish-punonjësi i lartë i financave në Gjermani, i cili ka më pak se një vit që ndodhet në këtë post, po përpiqet të ushtrojë ndikimin e tij në këtë institucion.

FMN-ja bëri të njohur se Anne Krueger, profesore e Universitetit Stanford do të zëvendësojë Stanley Ficherrin, në postin e zëvendësit kryesor të zotit Koehler. Zëvendësdrejtori i Fondit është personi që në shumicën e rasteve komunikon drejpërdrejtë me vendet anëtare që ndodhen në gjendje të rëndë finaciare. Zonja Krueger ka qenë ekonomistja kryesore në Bankën Botërore në vitet ’80. Administrata e presidentit Bush i propozoi asaj postin e këshiltares ekonomike.

Charles Calomiris, profesor i financave në Univeristetin Kolumbia, thotë se zonja Krueger është mjaft e kualifikuar për postin e saj të ri pranë FMN-së: “Anne ka mjaft eksperiencë me Turqinë dhe me Korenë e Jugut. Për tre dekada me radhë ajo ka qenë specialiste për vendet në zhvillim dhe për institucionet financiare ndërkombëtare”.

Por zonja Krueger nuk ishte kandidatura e parë që zoti Koehler zgjodhi për këtë pos. Dihet që ai do të kishte preferuar më tepër zotin Tim Geithner, që ishte numri tre në Departamentin e Thesarit në administratën e presidentit Clitnon. Por me sa duket veton për këtë vendim e vuri sekretari i Departamentit të Thesarit, Paul O’Neill. Shtetet e Bashkuara janë aksionistët kryesorë të FMN-së, dhe vetoja e tyre në vendimet kryesore të Fondit nuk u pëlqen aspak anëtarëve evropianë dhe nga vendet në zhvillim të Fondit. Zotit Geithner i kanë ofruar pozitën e rëndësishme, por më pak të lartë të drejtorit të politikave të FMN-së.

Profesori i Universitetiit të Harvardit, Kenneth Rogoff është propozuar për postin e ekonomistit kryesor të FMN-së, në vend të Michael Mussa-s, ndërsa Gerd Hausler, i Bankës gjermane Dresdner është propozuar për postin e kryetarit të divizionit të ri të tregjeve financiare.

XS
SM
MD
LG