Lidhje

Rumsfeld takohet me homologun rus - 2001-06-08


Ministri rus i mbrojtjes Sergei Ivanov ripohoi kundërshtimin e vendit të tij për planin amerikan të mbrojtjes nga raketat duke shprehur në të njejtën kohë gadishmëri për bisedime me Washingtonin mbi këtë çështje. Zyrtari rus theksoi se vendi i tij është kundër ndryshimit të traktatit të vitit 1972 për raketat anti-balistike. Rusia, tha ai, beson se kërcënimi për përdorim raketash me reze të gjatë nga vende të papërgjegjshme është i largët.

Rusia tha zoti Ivanov, është e gatshme për bisedime me Naton mbi mundësinë e krijimit të një sistemi të përbashskët ruso-evropian për mbrojtje nga raketat me reze të mesme. Zoti Ivanov i bëri këto komente në Bruksel pas takimit me ministrat e mbrojtjes të 19 vendeve të Natos dhe para takimit me sekretarin amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeldt. Dje sekretari amerikan i mbrojtjes i paraqiti kolegëve të tij të Natos planin amerikan për mbrojtjen nga raketat.

XS
SM
MD
LG