Lidhje

Kalendari Historik i datës 9 qershor - 2001-06-09


Më 9 qershor te vitit 1877, shkrimtari amerikan Samuel Clemens zbuloi se si e kishte zgjedhur pseudonimin e tij letrar, Mark Twain. Në një letër drejtuar gazetës “Daily Alta Californian”, autori shkruante:

“Mark Twain ka qenë nofka e një kapiteni, te quajtur Iasiah Sellers, i cili shkruante lajme nga Mississipi per gazetën “Picayune” te New Orleansit. Ai vdiq në vitin 1863, prandaj nuk i duhej të përdorte me këtë nofkë, atëherë unë e mora atë me dhunë, pa pyetur me parë të zotin e saj të vdekur. Kjo është historia e pseudonimit tim letrar.”

Fjalët “Mark” dhe “Twain” i referohen thellësisë së ujit, që matej me një sistem të caktuar në lumin Missisipi. Ky sistem përdorej nga ata që udhëtonin me varkë në lumin ku kishte turma peshqish dhe cektina të herëpashershme. Pseudonimi Mark Twain i pershtatej mjaft mirë Samuel Clemensit, i cili ka shkruar mjaft për jetën në brigjet e Missisipit.

Më 9 qershor 1934, personazhi i kartonave Donald Duck u shfaq për herë të parë në ekran, në një rol të dorës së dytë në filmin vizatimor të Walt Disneyt “The Wise Little Hen”. Walt Disney krijoi një rosak tepër gjaknxehtë në kontrast me personazhin e urtë dhe të qetë Micky Mouse, që ishte protagonisti kryesor i Walt Disney-t. Donald Duck nuk u bë asnjeherë aq popullor sa Micky Mouse, por ai është personazh në më tepër se 100 filma të shkurtër vizatimorë, që janë ndjekur në të gjithë botën. Krijuesi i këtyre personazheve, Walt Disney fliste për to sikur ata të ishin miq të tij të ngushtë, apo kushërinj.

“Një nga kënaqësitë më të mëdha në punën tonë këtu në studio janë marrëdhëniet e ngrohta që kemi brenda familjes sonë të kartonave. Mickly, Pluto, Goofy dhe i gjithë grupi i tyre më kanë dhënë kënaqësi të veçantë në punën time. Por, ashtu sikurse në familjet e mëdha, edhe tek ne ka një fëmijë që është problem dhe ky është Doanld Duck.”

Në një tjetër rast, zoti Disney i pershkroi marrëdhëniet midis Donaldit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duke thënë se Doanld Duck është “e vetmja vezë e keqe e familjes”. Walt Disney vdiq në vitin 1966 por personazhi i tij Donald Duck vazhdon të jetojë.

XS
SM
MD
LG