Lidhje

BE në konferencën e Gothenburgut - 2001-06-11


Udhëheqësit e vendeve evropiane janë mbledhur në Gothenburg të Suedisë për të diskutuar mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian, ndërsa policia dhe protestuesit u përleshën sot jashtë ndërtesës ku mbahet ky takim i nivelit të lartë. Udhëheqësit e Bashkimit pritet tu thonë vendeve kandidate se planet për pranimin e anëtarëve të rinj po përparojnë siç është planifikuar, megjithëse Irlanda votoi kundër zgjerimit në referendumin që organizoi javën e kaluar. Kryeministri irlandez Bertie Ahern tha se votimi nuk duhet të interpretohet si votë kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian por si argument se Irlanda kërkon më tepër kohë të vendosë për hapin tjetër. Ndërkaq, policia suedeze ndaloi shumë se 450 persona që demonstruan në rrugët e Gothenburgut kundër globalizimit.

XS
SM
MD
LG