Lidhje

Filipine: qeveria do të nënshkruajë armëpushim me kryengritësit - 2001-06-11


Qeveria e Filipineve deklaroi se do të nënshkruajë një marrëveshje armëpushimi me Frontin e Çlirimit Islamik Moro të kryengritësve myslimanë. Zëdhënësi i presidencës, Rigoberto Tiglao, u tha gazetarëve në Manila se marrëveshja e armëpushimit do të nënshkruhet rreth orës 13 sipas Grinuiçit në Libi, ku të dy palët po zhvillojnë bisedime. Ai tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të zgjatë deri sa të përfundojë marrëveshja me separatistët myslimanë.

XS
SM
MD
LG