Lidhje

Intervistë me komandant Hoxhën - UÇK - 2001-06-13


VOA-Kemi tani në telefon nga Haraçina një prej komandantëve të UÇK -së që njihet me emrin komandant Hoxha. Komandant Hoxha mirëmbrëma dhe mirëserdhët në programin tonë DITARI.

Hoxha-Mirëmbrëma zoti Elez

VOA-Komandant Hoxha si e keni pritur njoftimin për ndalimin e zjarrit nga ana maqedonase, nga ana e ushtrisë maqedonase?

Hoxha-Sa mbarova një telefonatë me eprorin më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku përmendte veprimin e aksioneve ushtarake në këtë zonë.

VOA-A është ky një zhvillim pozitiv nga pikëpamja juaj? Hoxha-Për këtë dhe ne e kemi pritur një armëpushim, dhe nuk di shtabi i përgjithshëm është ai që vendos a do e pranojë këtë armëpushim a jo.

VOA-Si është gjendja në këto momente që po bisedojmë në Haraçinë?

Hoxha-Gjëndja momentale është e qetë, me përjashtim mbramë dhe sot në mengjes ka pasë disa të shtena sporadike e popullata ka vështirësi këtu me ujësjellësin po ashtu dhe kafshë të shumta që nuk ka ujë për ti ngopë ato kafshë, apo për jetën e përditshme të njerëzve.

VOA-A ka pasë ndonjë shkëmbim zjarri me forca qeveritare që kanë rrethuar fshatin?

Hoxha-Jo, me përjashtim të disa të shtënave sporadike sonte në mëngjes,po kanë qënë shumë të kufizuara, të vogla...

VOA-Zoti Hoxha, ju keni kërcënuar se nëse qeveria sulmon, ju do të godisni objekte të rëndësishme strategjike në kryeqytet. A nuk jeni të shqetësuar se kjo do ta acaronte dhe më tej gjendjen në Maqedoni?

Hoxha-Jo aspak, derisa qeveria maqedone të godase objekte civile dhe deri tani kanë zhvilluar një luftë në dëmin e pronave shqiptare, dmth nëpër shtëpitë e shqiptarëve, e sot është aktivizuar, këto ditë është aktivizuar brigada 114 në rrethinën e Shkupit që kemi aftësi dhe ne ti godasim ne dëmin e qeverisë maqedone ketë zona.

VOA-Zoti Hoxha si e keni pritur planin që ka mbërritur kohët e fundit, megjithëse këto hollësi nuk janë dhënë ende, që ka paraqitur presidenti Trajkovski për një amnesti të pjesshme të luftëtarëve të UÇK-së?

Hoxha-Personalisht, as që më intereson ajo amnesti, se unë nuk kam zbritë prej hënës por jam qytetar i këtij shteti, dmth prej fshatit Tanushec, jetoj në Shkup dhe nuk më duhet asnjë amnisti. Deri tani asnjë civil nuk kemi vrarë, nuk kemi bërë krime përkundrazi është qeveria maqedonase ajo që ka vrare dhjetëra civile dhe me qindra të tjerë i ka plagosur.

VOA-Zoti Hoxha një pyetje...ka pasur disa njoftime se juve po mbani peng disa maqedonas në fshatin Haraçinë? A është e vërtetë kjo?

Hoxha-Nuk është aspak e vërtetë, porsa patëm një takim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar, dhe ato ishin të lirë t’i vizitonin. Deri tani ushtarët e UÇK-së e kanë pasur të ndalume të hynë në pronat private të qytetarëve maqedonas këtu në Haraçinë. Kanë qënë të lirë për hyrje-dalje në atë fshat vetëm civilët, përveç ushtrisë maqedonase. As që kemi pasur kontakte me qytetarë maqedonas këtu në Haraçinë. VOA-Zoti Hoxha shume faleminderit.

XS
SM
MD
LG