Lidhje

Kalendari historik i datës 14 qershor - 2001-06-14


Më 14 qershor të vitit 1777, Kongresi Kontinental miratoi një rezolutë mbi dizenjon e flamurit të Shteteve të Bashkuara. Rezuluta parashikonte një flamur me 13 rripa të kuq dhe të bardhë horizontalë, që përfaqësojnë shtetet e atëhershme të Amerikës. Flamuri do të kishte gjithashtu një fushë blu me 13 yje të bardhë. Kongresi Kontinental nuk ka lënë shënime se përse i kishte zgjedhur të tilla ngjyrat dhe dizenjon e flamurit. Megjithatë, një letër e George Washingtonit mund të shpjegojë këtë përzgjedhje. 14 qershori, dita kur Kongresi Kontinental, miratoi rezolutën mbi dizenjon e flamurit, njihet si Dita e Flamurit.

Më 14 qershor të vitit 1951, kompjuteri i parë i prodhuar për treg, i quajtur UNIVAC ONE, u vu në punë në zyrën e Shteteve të Bashkuara për Regjistrimin e Popullsisë e cila ndodhej në Filadelfia të Pensilvanisë. UNIVAC ONE ishte instaluar për të ndihmuar në përpunimin e statistikave, punë e cila, më parë, ishte realizuar nga makineri të stërmëdha mekanike. Kompjuteri UNIVAC ONE ishte ndërtuar nga dy inxhinierë të Universitetit të Pensilvanisë, Presper Eckert dhe John W. Mauchly. Por ndryshe nga kompjuteri i prodhuar më parë, po prej tyre, i quajtur Eniac, UNIVAC-u mund të ruante programe të mëdha dhe të përpunonte me sukses njëlloj si shifrat, ashtu edhe shkronjat.

XS
SM
MD
LG