Lidhje

Konferenca në Shangai - 2001-06-14


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Prisidenti i Kinës, Gjang Xë Min, së bashku me udhëheqësit e tjerë të vendeve të Azisë Qëndrore janë mbledhur për një takim dy ditësh të nivelit të lartë në Shangai që pritet të përqendrohet në përpjekjet për të ndaluar dhunën e separatistëve islamik në rajon. Në qytet janë marrë masa të forta sigurimi për zvillimin e këtij takimi të quajtur Shangai-5, ku marrin gjithashtu pjesë Kazakistani, Kirgistani, dhe Taxhikistani. Uzbekistani pritet të bëhet anëtari i gjashtë i këtij grupi. Ky forum u krijua në vitin 1996 për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare që lindën pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Por tani ky grup ka në plan të ndërmarrë një mision të ri atë të luftës kundër ekstremizmit islamik.

XS
SM
MD
LG