Lidhje

Shifra shqetësuese të vdekshmërisë së fëmijëve në Shqipëri - 2001-06-15


Dy studimet e realizuara nga Unicef-i dhe Istituti shqiptar i Statistikave japin për herë të parë një panoramë të plotë të gjendjes ekonomike dhe sociale të shqiptarëve si dhe të situtës së fëmijëve dhe grave në vend. Ato janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë duke përdorur standartet ndërkombëtare të kërkimit.

Sipas rezultateve te bëra publike sot, megjithë përmirësimet e këtyre 10 viteve të fundit, gjendja e fëmijëve shqiptarë dhe vecanërisht e vdekshmërisë është shqetësuese. Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nga 0 deri në 5 vjeç është 33 për 1000 lindje, një shifër që është dy herë më e lartë se ajo e paraqitur në rregjistrat zyrtarë. Ndërsa e krahasuar me mesataren europiane, siç shpjegoi dhe përfaqësesuesi i Unicefit në Shqipëri Roberto Laurenti, ky nivel është tre herë më i lartë: “Kjo shifër është shumë më e lartë se sa në vendet e Europës perëndimore dhe kjo tregon që ne duhet te derdhim të tëra burimet, mundësitë dhe politikat tona për të zvogëluar shifra të tilla”.

Studimi zbulon se shkaku kryesor i kësaj vdekshmërie janë sëmundjet e shkaktuara nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, diarrea dhe infeksione te tjera. Afërsisht 25 përqind e fëmijëve shqiptarë klasifikohen në nivelin e kequshqyerjes, ndërkohë që 146 mijë familjë shqiptare jetojnë nën nivelin e varfërisë. Po ashtu një tjetër e dhënë ka të bëjë me nivelin arsimor. 90 përqind e fëmijëve shqiptarë frekuentojnë arsmin fillor, ndërsa në shkallë vendi shkalla e arsimimit është 88 përqind, një shifër e cila është më e ulët e disa vite më parë.

Rezultatet e këtij studimi nuk janë thjesht statistikore, por sic deklaroi drejtoresha e Instatit Milva Konomi, ato do të shërbejë për hartimin e politikave apo programeve për të ndërhyrë në përmirësimin e gjendjes. Studimi është kryer me intervista të drejtpërdrejta në vendbanimet e të intervistuarve të cilat janë zgjedhur sipas kritereve shkencore për të përfaqësuar të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG