Lidhje

Presidenti rus vizitoi Kosovën - 2001-06-17


Presidenti rus Vladimir Putin u nis për në Moskë pas një vizite në Ballkan, gjatë së cilës bëri një ndalesë në Kosovë.

Gjatë qendrimit të tij në Kosovë, presidenti Putin u takua me paqeruejtës rusë dhe me administratorë të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Presidenti Putin mbërriti në Prishtinë sot, pas bisedimeve në Beograd me presidentin Vojislav Koshtunica. Të dy presidentët u thanë gazetarëve se Kosova mbetet burimi kryesor i paqëndrueshërisë në Ballkan.

Ata i bënë gjithashtu thirje komunitetit ndërkombëtar të punojë për të çarmatosur ata që presidenti rus i cilësoi si terroristë shqiptarë brenda Kosovës. Presidenti Putin tha se burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në Kosovë janë ekstremizmi kombëtar e fetar dhe mungesa e tolerancës.

Vizita e presidentit Putin në Jugosllavi është e para që një kryetar shteti rus bën në këtë vend që nga shpërbërja e ish federatës komuniste të Jugosllavisë, 9 vjet më parë.

Moska, e cila tani mbështet qeverinë pro-demokratike të presidentit Koshtunica, ka mbështetur edhe qeverinë e presidentit të përmbysur jugosllav, Sllobodan Millosheviç.

XS
SM
MD
LG