Lidhje

Trazira në Banja Llukë - 2001-06-18


Në Banja Llukë, policia e serbëve të Bosnjes përdori gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestuesit nacionalistë që po përpiqeshin të prishnin ceremoninë me rastin e rindërtimit të xhamisë së shekullit të 16-të e cila u shkatërrua gjatë luftës.

Dëshmitarët thanë se qindra serbë të Bosnjes qëlluan me gurë dhe shishe duke plagosur disa policë.Megjithë dhunën, ceremonia për vendosjen e gurit të themelit për xhaminë Ferhadija e cila u shkatërrua nga forcat serbe në vitin 1993, u zhvillua siç ishte planifikuar.

Muajin e kaluar protestuesit serbë të Bosnjes bënë që të anulohej ceremonia e fillimit të punimeve. Nga përleshjet u vra një person dhe u plagosën 30 të tjerë. Nacionalistët serbë mbajtën të bllokuar disa zyrtarë ndërkombëtarë, hoxhallarë dhe civilë brenda një qendre islamike të qytetit.

XS
SM
MD
LG