Lidhje

Ekspozitë për Jacqueline Kennedy - 2001-06-18


Në qytetin e New Yorkut mijëra vetë po vizitojnë ekspozitën e Jacqueline Kennedit, bashkëshortes së presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, John Fitzgerald Kennedy. Në Muzeun Metropolitan të Arteve janë ekspozuar shumë nga rrobat që vishte zonja Kennedy në vitet kur ajo jetonte në Shtëpinë e Bardhë, si Zonjë e Parë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 9 korrik. Më pas ajo do të zhvendoset në Librarinë Kennedy të Bostonit.

Jacqueline Kennedy ishte 31 vjeçe kur i shoqi u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, në vitin 1960. Ajo ishte shumë e bukur, me sy dhe flokë të zinj. Asaj i pëlqente shumë të vishej mirë. Shumë grave amerikane u pëlqente të dukeshin si zonja Kennedy. Ato imitonin mënyrën e saj të veshjes dhe të krehjes së flokëve.

Në fillim të ekspozitës së New Yorkut janë ekspozuar rrobat që zonja Kennedy vishte gjatë fushatës presidenciale. Më pas janë ekspozuar rrobat që zonja Kennedy i veshi gjatë viteve kur ajo ishte Zonjë e Parë, midis të cilave përfshihen rroba udhëtimi, rroba të përditshme dhe fustane balloje, të cilat ajo i vishte gjatë darkave zyrtare. Zonjës Kenendi i pëlqente të shëtiste me kalë, gjatë të cilave ajo vishte rrobat e veçanta të hipizmit, të cilat gjithashtu janë përfshirë në ekspozitë.

Të gjitha rrobat janë të thjeshta, por ato janë prej materiali të shtrenjtë. Jacquelinë Kennedit zakonisht i pëlqenin ngjyrat e pranverës. Asai i pëlqente të vishte rroba me ngjyrë të gjelbër, bojëqielli, rozë dhe të verdhë. Fustanet e saj të ballos zakonisht ishin në ngjyrë kremi dhe me shkëlqim. Dizenjatori me famë botërore Oleg Cassini krijoi disa prej rrobave të saj më të zgjedhura për raste të veçanta. Kështu për shembull, ai ishte dizenjatori i fustanit që zonja Kennedy veshi në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Kennedy. Ai gjithashtu ishte krijuesi i fustanit të zi që zonja Kennedy veshi kur u takua me Papa Gjonin e 23-të.

Por rrobat nuk janë i vetmi objekt i ekspozitës. Atje janë ekspozuar gjithashtu videokaseta dhe fotografi të botuara në faqet e para të organeve të shtypit, të cilat gjithashtu dëshmojnë për rrobat që ka veshur zonja Kennedy. Këto fotografi gjithashtu u kujtojnë vizitorëve punën e saj për restaurimin e Shtëpisë së Bardhë dhe ndohmesën e madhe për të mbështetur artet dhe artistët në Shtetet e Bashkuara.

Vitet e Shtëpisë së Bardhë të zonjës Kennedy patën një fund të papritur dhe të tmerrshëm në vitin 1963, me vrasjen e presidentit Kennedy. Edhe pas vdekjes së të shoqit, zonja Kennedy vazhdoi të jetë përcaktuesja e modës për gratë amerikane, deri sa ajo vdiq në vitin 1994. Por zonja Kennedy gjithmonë thonte se dëshironte që njerëzit ta dinin se nën kapelet e saj të bukura fshihej një mendje inteligjente.

XS
SM
MD
LG