Lidhje

Ish mbreti Simeon fiton në zgjedhjet bullgare - 2001-06-18


Një lëvizje politike e drejtuar nga ish-mbreti i Bullgarisë, Simeoni i Dytë, korri një fitore të thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare, por pa arritur shumicën absolute. Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, zyrtarët e zgjedhjeve thonë se Lëvizja Kombëtare Simeon ka fituar më shumë se 43 për qind të tyre. Sipas zyrtarëve, Lëvizja Simeon do të ketë në këtë mënyrë 120 vende në parlamentin prej 240 deputetësh, pra asaj do ti mungonte vetëm 1 vend për të patur shumicën absolute.

Fronti i Bashkuar Demokratik i kryeministrit Ivan Kostov, një grupim i qendrës së djathtë që është aktualisht në pushtet, ka zenë vend të dytë me rreth 18 për qind të votave. Presidenti Petar Stoyanov e uroi Lëvizjen Kombëtare Simeon për fitoren dhe e këshilloi që të mos përsëritë gabimet e qeverive të mëparshme. Mbrëmë Simeoni i Dytë falenderoi votuesit për përkrahjen. Ish-mbreti 64-vjeçar, i cili u kthye në Bullgari nga Spanja, ku ndodhej në mërgim, nuk ishte regjistruar si kandidat dhe nuk është shprehur se si e mendon rolin e tij të ardhshëm në vend.

XS
SM
MD
LG