Lidhje

Gjermani - Poloni për anëtarësimin në BE - 2001-06-18


Udhëheqësit më të lartë të Gjermanisë dhe të Polonisë u takuan për bisedime të cilat u përqendruan në përpjekjet për të përshpejtuar hapat drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian.

Kancelari gjerman, Gërhard Shrëdër, e priti kryeministrin polak, Jerzhi Buzhek, në qytetin kufitar Frankfurt mbi Oder. Bisedimet pritet të përqendrohen në kundërshtimet e Polonisë ndaj propozimit gjerman për një periudhë tranzicioni deri në 7 vjet përpara se qytetarët e vendeve të sapopranuara të mund të punësohen në secilin prej vendeve të Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord javën e kaluar për të shpallur deri vitin e ardhshëm emrat e vendeve që plotësojnë kushtet për t’u pranuar në këtë organizëm. Vendet e para nga Evropa Lindore do të pranohen deri në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG