Lidhje

Zgjerimi i BE - 2001-06-21


Presidenti i komisionit Evropian Romano Prodi tha se Bashkimi Evropian është i gatshem të pranojë anëtarë të rinj, edhe pa u ratifikuar Traktati i Nisës.

Në një interviste per një gazetë irlandeze, Zoti Prodi u shpreh se Bashkimi Evropian mund të pranojë deri në 5 anëtarë të rinj. Presidenti i Komisionit Evropian, i cili po bën një vizitë 4-ditore në Irlande, shprehu shqetësim për rezultatin e referendumit të fundit ne Irlandë, i cili e hodhi poshtë Traktatin e Nisës. Zoti Prodi tha se nuk do ta këshillonte qeverinë Irlandeze për organizimin e një referendumi të dytë.

XS
SM
MD
LG