Lidhje

Grupi i Krizave Ndërkombetare për Maqedoninë - 2001-06-22


Disa ekspertë ndërkombëtarë thonë se armëpushimi në Maqedoni është i brishtë dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për ruajtjen e tij. Në një raport të lëshuar dje (21 qershor), Grupi i Krizave Ndërkombetare, një organizatë e pavarur që merret me parandalimin e krizave në botë, thotë se udhëqesit politikë maqedonas kanë nevojë për ndihmë diplomatike për të arritur marrëveshje me udhëheqësit shqiptarë. Kryetari i këtij grupi Gareth Evans i bën thirrje si Evropës ashtu edhe Shteteve të Bashkuara që të shpejtojnë procesin për caktimin e të dërguarve të posaçëm që do të ndihmonin në procesin e bisedimeve. Grupi i Krizave Ndërkombëtare thotë se luftëtarët shqiptarë, edhe pse nuk kanë një vend zyrtar në tryezën e bisedimeve, nuk duhet të përjashtohen plotësisht nga proçesi për rivendosjen e paqes. Grupi kërkon amnestinë e luftëtarëve shqiptare si dhe rehabilitimin e atyre që dorëzojnë armet.

XS
SM
MD
LG