Lidhje

Zgjedhjet në Shqipëri - 2001-06-24


Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë i përbëre nga përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe KE, si dhe të parlamentit Europian deklaruan se zgjedhjet e djeshme parlamentare në Shqipëri shënuan progres në drejtim të plotësimit të standarteve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Megjithatë vëzhguesit saktësuan se vleresimi perfundimtar do të jepet pas zhvillimit të balotazhit dhe mbylljes të të gjithë procesit Zgjedhjet e djeshme morën një vlerësim përgjithësisht pozitiv por nota përfundimtare pritet të jepet vetëm pas një muaji, kur të gjithshka të jetë mbyllur. Sipas të dhënave të grumbulluara nga 250 vëzhgues të huaj të shpërndarë thuajse në të gjithë vendin, këto zgjedhje perfaqësojnë një hap tjetër të rëndësishëm drejt konsolidimit të demokracisë në Shqipëri. Bruce Gorge, zëvendëspresident i Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe koordinator special për këto zgjedhje i emëruar nga kryetari i radhës i OSBE-së deklaroi se zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor ishin shumë normale krahasuar edhe me vendte e tjera ku janë zhviluar zgjedhje.

Dita e votimit thanë vëzhguesit ishte përgjithësisht shumë e qetë me përjashtim të disa incidenteve të shkëputura të dhunës. Votimi dhe procesi i numërimit lexohet në përfundimet e misionit të vëzhguesve ishin relativiosht pozitiv. “Shqipëria – tha zoti Gorge i OSBE-së – mund të jetë e kënaqur përsa ka arritur”. Vlerësime positive u dhanë për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. “Sjellja professionale dhe trasparente e komisionit kontribuoi dukshëm për progresin e vërejtur në këto zgjedhje. Distanca që ata mbajtën nga debatet e partive politike ishte kurajoze” tha Jerzy Smoraëinsky, kryetar i Delegacionit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.

Ndër mangësitë e vërejtuar nga vëzhguesit më kryesoret janë cështjet e pasaktësive në listat e votuesve. Por siç theksoi Doris Pack, kryetarja e delegacionit te Parlamentit Europian për Europën Juglindore, ato nuk përbëjnë një faktor të mjaftueshëm për të minuar integritetin e këtyre zgjedhjeve. Problemi më i madh i konstatuar nga vëzhguesit ka të bëjë me komisionet zonale dhe ato të qendrave te votimit. “Mungesa e trajnimit dhe c’organizimi ishin të dukshme” lexohet në konkluzionet e misionit të vëzhguesve.

Vlerësimet e dhëna sot, janë paraprake dhe nuk përbëjnë konkluzionin përfundmtar për këto zgjedhje. “Vlerësimi përfundimtar nëse këto zgjedhje do ta afrojnë Shqipërinë më pranë standarteve ndërkombëtare apo jo, varte nga nxjerrja e rezultateve për raunidn e parë, nga mënra se si do të zhvillohet raundi i dytë më 8 korrik, nga procesi i ndarjes së mandateve shtesë dhe nga roli që do të luajnë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe gjykatat në këtë proces”, konkludoi kryetari i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE-së dhe ODIHR-it në Tiranë Nikolai Vulchanov.

Vëzhguesit i mëshuan rëndësisë që ka raundi i dytë. Përfaqësuesja e Këshillit të Europës Jenny Jones, se “Shqipëria ka nevojë për politikanë shumë të përgjegjshëm në javët që vijojnë”.

Kryeministri Ilir Meta tha në një deklaratë për shtypin se zgjedhjet kaluar në mënyrë korrekte dhe të qetë. Zoti Meta falenderoi administratën zgjedhore për zbatimin e ligjshmërisë në mbarvajtjen e zgjedhjeve. Ai tha se një falenderim i veçantë i takon edhe forcave të rendit që siguruan ecurinë e zgjedhjeve si dhe përshëndeti qytetarët që shfaqën sipas tij kulturë të lartë civile. Por opozita tha se zgjedhjet ishin jashtë standarteve dhe se policia ishte ajo që kishte dhunuar procesin zgjedhor në të gjithë vendin me presione dhe dhunë ndaj komisionerëve dhe deri në manipulimin e votave dhe dokumentacionit zgjedhor.

Kandidatët e Bashkimit për Fitore kanë arritur një fitore të thellë në pjesën më të madhe të zonave zgjedhore të qarkut të Shkodrës dhe Kukësit. Në Shkodër sipas komisioneve zonale kanë fituar kandidatët e Aleancës për Fitore, Jozefina Topalli dhe Pjeter Arbnori, ndërsa ka humbur Ministrja e Kulturës Esmeralda Ruci. E papritura e votimeve të djeshme ishte humbja në Kukës e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Jemin Gjana si dhe fitorja në Tropojë e Azgan Haklajt, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Tiranës.

XS
SM
MD
LG