Lidhje

Njoftohen sulme të mundshme terroriste kundër SHBA - 2001-06-24


Një gazetar i kanalit televiziv arab, M-B-C, tha se Osama bin Laden, po përgatitet që brenda dy javësh të orgnizojë sulme të fuqishme terroriste kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit. Gazetari Bakr Atyani tha se të enjten kishte biseduar në një rajon të Afganistanit, që ai nuk tregoi se ku ndodhet, me të mërguarin saudit dhe disa nga ndihmësit e tij të lartë. Korrespondenti tha se forcat e bin Ladenit janë duke u mobilizuar për të kryer atë që ai e quajti një sulm të madh të befasishëm, pra një goditje të rëndë kundër interesave amerikane dhe izraelite në mbarë botën. Të premten Shtetet e Bashkuara urdhëruan që luftanijet e tyre në Gjirin Persik të dilnin në det, duke cituar një kërcënim të besueshëm terrorist.

XS
SM
MD
LG