Lidhje

Berisha për zgjedhjet - 2001-06-25


VOA - Zoti Berisha para se të kalojmë tek ankesat që keni ju për ecurinë e zgjedhjeve, cilat janë rezultatet sipas dëshmive që keni ju deri tani. Si ka dalë Partia Demokratike?

Berisha - Sipas dëshmive që kemi ne nga gjithë Shqipëria në këto zgjedhje Bashkimi për Fitore ka fituar drejtëpërdrejtë në 27 zona elektorale të cilat në rast se krahasohen për numrin e elektoratit me minizonat në të cilat ka fituar Partia Socialiste se vetë vëzhguesit ndërkombëtar i përshëndes, krahasojnë ndryshime substanciale në ndarjen e zonave përsa i përket numrit të zgjedhësve përbëjnë pra rreth dyfishin e zonave të fituara nga partia në pushtet. Kjo është e vërteta lidhur me numrin kurse lidhur me përqindjen është e sigurtë që Bashkimi për Fitore është midis 47 -50 % po rreth 47% do të thota, nuk e kemi akoma përfundimtar përqindjen e votave të marra në proporcional.

VOA - Zoti Berisha gjatë 24 orëve të fundit ju jeni ankuar për parregullsi serioze në zgjedhje por sot në një raportin e saj paraprak OSBE-ja duket se i miratoi në përgjithësi zgjedhjet. Cili është komenti juaj ju lutem?

Berisha - Më duket se faktori ndërkombëtar kësaj here ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm në vlerësimin e zgjedhjeve dhe e vërteta është se nuk iu ka dhënë atyre notën kaluese. Në rast se lexojmë frazën e parë të këtij raporti ku thuhet se këto zgjedhje shënojnë një hap pozitiv drejt standarteve ndërkombëtare, në konkluzione thuhet nëse kjo është e vërtetë apo jo, pra në se e afrojnë apo jo Shqipërinë, duhet pritur këto katër kushte të cilat realisht nuk plotësohen dhe një nga më kryesorët është mënyra e nxjerrjes së rezultateve. Më lejoni të ndalem në këtë pikë. Pasi Partia Socialiste mbrëmë me një nxitim të jashtëzakonshëm shpalli rezultatet, krejt të kundërta me ato që ishin në realitet dhe përdori si pretekst për të shpall këto rezultate sikur gjoja ne e nxorrën kryetarin e saj në balotazh dhe ca gjëra të tjera që ishin krejtësisht vetëm pretekste për të shpall se Partia Demokratike ka fituar 17 zona sepse kaq i duhen Partisë Socialiste për të zgjedhur presidentit, këtu është e gjithë hilja dhe mua menjëherë më erdhën informata, më erdhën burime të sigurta nga shtabi i tyre të cilët më thanë se tani socialistët po përgatisin sulmin masiv me policinë ndaj komisioneve zonale. Dhe pikërisht kjo ndodhi, vetëm pak kohë pasi unë denoncova para shtypit ndërkombëtar këtë qëllim të tyre, socialistët, policia së bashku me militantë socialist mori në dorë shtabin elektoral të zonës 20 në Peshkopi të Bulqisës, të Klosit, mori në dorë shtabin elektoral në Shkozet, në Madhëz, mori në dorë shtabin elektoral në Peqin, sulmoi disa zona elektorale në Tiranë, në veri të Tiranës. Policia mori në dorë shtabin elektoral të Devollit, të Bradasheshit, të një zonë të Vlorës, pra në Dropull, në një seri zonash elektorale në mënyrë të menjëhershme policia hapi kutitë dhe diku diku duke vendosur revolen mbas qafe militantëve tanë në mënyrë që ata të firmosnin protokollin që dëshironte policia dhe po ju them që ky proces po vazhdon deri në këtë minutë që po flasim bashkërisht.

VOA - Zoti Berisha çfarë hapi do të ndërmarrë tani Partia Demokratike? Sot flitet se ju do të keni një mbledhje me aleatët tuaj dhe do të merrni një vendim. Për çfarë vendimi bëhet fjalë?

Berisha - Ne po vëzhgojmë dhe po mbledhim të gjitha faktet. Bëhet fjalë për atë vendim se këto zgjedhje me mënyrën e paraqitjes së rezultateve po fyejnë tërësisht çdo standart ndërkombëtar dhe po bëhen të papranueshme. Po mbledhim vetëm se nuk kemi pse ngutemi, çdo deputet do të bëj një raport mbi çfarë ndodhi në zonën e tij dhe ne mbi bazën e kësaj do të marrim vendimet. Ne nuk kemi akoma një vendim përfundimtar por jemi duke parë në se janë në përputhje me standartet apo jo, vendimmarrja për rrezultatet.

XS
SM
MD
LG