Lidhje

SHBA: Imigrantët e ligjshëm nuk deportohen pa u gjykuar - 2001-06-26


Gjykata e Lartë amerikane deklaroi se imigrantët e ligjshëm të shpallur fajtorë për krime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara nuk mund të deportohen pa u dëgjuar çështja e tyre në një gjykatë. Përmes një vendimi të marrë dje (25 qershor) me 5 vota pro dhe 4 kundër, Gjykata e Lartë hodhi poshtë dy ligje të miratuar nga Kongresi në vitin 1996. Ligjet synonin të përshpejtojnë deportimin e imigrantëve të ligjshëm të shpallur fajtorë për krime të ndryshme, përfshirë edhe krime që lidhen me drogën.

Disa avokatë që përfaqësojnë organizata imigrantësh thanë se vendimi i Gjykatës së Lartë mbështet parimin amerikan se çdo njeri ka të drejtën të mbrohet qoftë edhe një ditë të vetme në gjyq. Ndërsa përfaqësues të Departamentit të Shtetit argumentojnë se ligjet e vitit 1996 synonin të përshpejtonin procesin e dëbimit të kriminelëve nga Shtetet e Bashkuara dhe të parandalonin bllokimin e procesit nëpër gjykata.

XS
SM
MD
LG