Lidhje

Departamenti i shtetit: amerikanët të evitojnë udhëtimet në Maqedoni - 2001-06-27


Departamenti amerikan i shtetit i këshilloi qytetarët amerikanë që të evitojnë udhëtimet në Maqedoni. Departamenti i Shtetit gjithashtu autorizoi personelin jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Shkup dhe familjarët e tyre që të largohen nga vendi.

Departamenti i Shtetit u kërkoi qytetarëve amerikanë që ndodhen në Maqedoni të jenë mjaft të kujdesshëm për sigurinë e tyre personale duke iu shmangur turmave dhe demonstratave. Zyrtarët amerikanë thanë se forcat maqedonase të rendit nuk mundën t’i vinin në kontroll protestat që ndodhën në parlamentin maqedonas pas transferimit të luftëtarëve shqiptarë nga periferitë e Shkupit nën shoqërimin amerikan.

XS
SM
MD
LG