Lidhje

Mirëpritet ekstradimi i Milosheviçit - 2001-06-29


Udhëheqësit botërorë e mirëpritën ekstradimin e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç në gjykatën e Hagës. Presidenti Bush tha se transferimi i ish-presidenti Millosheviç në Hagë përbën një hap tepër të rëndësishëm dhe se ky veprim dëshmon se Jugsollavia po largohet nga e kaluara tragjike, drejt të ardhmes së saj si anëtare e demokracive evropiane. Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell u shpreh se është i kënaqur që trysnia e ushtruar nga Shtetet e Bashkuara ndikoi në dërgimin e Millosheviçit në Hagë.

Kryemnistri britanik Tony Blair tha se transferimi i Millosheviçit në Hagë është një lajm i mirë; kancelari gjerman Gerhard Shroeder tha se ky veprim është një triumf i përpjekjeve ndërkombëtare për vendosjen e drejtësisë. Edhe presidenti francez Zhak Shirak e përshëndeti këtë veprim.

Organizatat Amnesty Intrenational dhe Human Rights Watch e mirëpritën vendimin, duke thënë se ekstardimi e Millosheviçit është një fitore për viktimat e krimeve të luftës. Të dyja këto organziata të të drejtave të njeriut i bënë thirrje Beogradit të arrestojë të gjithë personat e tjerë të dyshuar për krime lufte që jetojnë në Beograd dhe t’i ekstradojë ata në Hagë.

Por Ministri i Jashtëm Rus Igor Ivanov tha se ekstradimi i Millosheviçit mund të shkatërrojë qëndrueshmërinë e Jugosllavisë. Zoti Ivanov tha sot se transferimi i zotit Millosheviç në Hagë do të inkurajonte forcat separatiste në Jugosllavi.

XS
SM
MD
LG