Lidhje

Varre masive në Serbinë Lindore - 2001-06-30


Lajmet nga Jugosllavia bëjnë të ditur se trupat e 74 burrave janë gjetur në dy varre masive në Serbinë Lindore. Agjencia jugosllave e lajmeve Beta citon një gjyqtar vendor, i cili tha dje se trupat janë nxjerrë nga varre masive në afërsi të qytetit Kladovo. Ai tha se gërrmimet vazhdojnë dhe se atje mund të gjehen trupa të tjerë. Të enjtën, një gjykatë e Beogradit njoftoi se të paktën 36 trupa, përfshirë ato të fëmijëve, u nxorrën nga një varr tjetër masiv që u zbulua në një kompleks policore pranë Beogradit.

XS
SM
MD
LG