Lidhje

Takimi i parë Bush-Koizumi - 2001-06-30


Presidenti Bush dhe kryeministri japonez, Junichiro Koizumi, mbajnë sot takimin e tyre të parë të nivelit të lartë në vendpushimin presidencial Kamp David, në afërsi të Washingtonit. Kryeministri Koizumi pritet të informojë presidenti Bush mbi planet e qeverisë së tij për reformat ekonimike që kanë për synim t’i japin fund ngadalësimit të veprimtarisë ekonomike që ka pllakosur Japonin për dekada. Udhëheqësi japonez ka thënë se do t’u bëjë thirrje Shteteve të Bashkuara të pranojnë Traktatin e Kiotos për kontrollin klimatik, i cili parashikon pakësimin e çlirimit të gazrave që mendohet gjerësisht se shkaktojnë ngrohjen globale. Presidenti Bush e ka hedhur poshtë traktatin e Kiotos. Dy udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë planet amerikane për ndërtimin e një sistemi kombëtar të mbrojtjes globale dhe të ardhmen e pranisë së trupave amerikane në ishullin japonez Okinawa.

XS
SM
MD
LG