Lidhje

Kalendari historik i datës 2 korrik - 2001-07-02


Më 2 korrik të vitit 1964, presidenti Lindon Johnson nënshkroi, duke kthyer në ligj, aktin e të drejtave civile, paketa më e gjerë legjislative në historinë e Amerikës. Akti i të Drejtave Civile i vitit 1964 ndalonte diskriminimin racial në shumicën e bizneseve private, në regjistrimet për zgjedhje dhe në çdo program që mbështetej financiarisht nga qeveria. Ligji i ri lejonte Departamentin e Drejtësisë t’u drejtohej gjykatave që të ndalonin me urdhër dallimin racial në objekte të ndryshme publike, si pishinat, parqet dhe bibliotekat. Në atë kohë, presidenti Johonson u shpreh me këto fjalë: “Ne mund ta kuptojmë, pa urrjetje dhe pa mëri, se si ndodhi diskriminimi racial, por kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Kushtetuta, themeli i republikës tonë, e ndalon një gjë të tillë. Këtë e ndalojnë parimet e lirisë tonë, e ndalon morali ynë, e ndalon edhe ligji që unë do të nënshkruaj sonte”, tha presidenti.

Më 2 korrik të vitit 1862, Presidenti Abraham Lincoln nënshkroi njërin nga ligjet më të rëndësishme në historinë e arsimit amerikan, i cili u njoh me emrin Akti Morrill. Në bazë të tij, çdo shtet do të kishte të drejtë të financonte arësimin e lartë. Sipas këtij akti, çdo shteti i jepeshin 12 mijë hektarë tokë nga pronat federale për çdo anëtar që shteti do të kishte në Kongres. Këtë tokë, shteti mund ta shiste dhe të ngrinte me këto para të paktën një universitet publik, ku të studjohej bujqësia, inxhinieria dhe arti ushtarak. Sipas ekspertit, Peter Magrath, ky akt pati majft rëndësi sepse lejoi fëmijët nga familjet e mesme amerikane që të vazhdonin shkollat e larta. Në atë kohë, studimi në shkollat e larta ishte vetëm privilegj i të pasurve, derisa Akti Morrill çoi në krijimin e universiteteve shtetërore.

XS
SM
MD
LG