Lidhje

Takimi Putin-Shirak - 2001-07-02


Presidenti rus Vladimir Putin filloi bisedimet zyrtare me homologun e tij francez Jacques Chirac, i cili ndodhet për një vizitë në Moskë. Zoti Putin përshëndeti marrëdhëniet e vendit të tij me Francën dhe tha se këto marrëdhënie po arrijnë një pikë kulmore si në sferën politike, edhe në atë ekonomike. Zoti Putin i bëri këto komente para bisedimeve me dyer të mbyllura që po zhvillon në Kremlin me zotin Chirac. Pritet që dy udhëheqësit të diskutojnë lidhur me planin amerikan për ndërtimin e një sistemi kombëtar të mbrojtjes nga raketat, si dhe për çështje të tjera. Si Rusia, edhe Franca janë kundër braktisjes së Traktatit të Raketave Balistike të vitit 1972, që përbën pengesë për planin e mbrojtjes nga raketat.

XS
SM
MD
LG