Lidhje

Lopa e çmendur në Greqi - 2001-07-02


Autoritetet greke konfirmuan rastin e parë të sëmundjes së lopës së çmendur. Ministri i bujqësisë, Georges Anomeritis tha se sëmundja e lopës së çmendur u gjet në një thertore në qytetin verior të Serres. Ai tha se rreth 150 bagëti nga ferma ku ishin marrë janë shkatërruar. Ministri tha se kafshët nuk kishin shfaqur ndonjë simptomë të sëmundjes por ajo u zbulua gjatë testimeve laboratorike. Greqia ka vendosur kontrolle të rrepta të importeve të mishit për të parandaluar përhapjen e sëmundjes e cila fillimisht u shfaq në Britani në vitin 1980 dhe që tani është përhapur në kontinentin evropian, veçanërisht në Francë dhe Gjermani. Sëmundja e lopës së çmendur ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 personave në Angli dhe 3 në Francë.

XS
SM
MD
LG