Lidhje

Robertson për Maqedoninë - 2001-07-02


Sekretari i përgjithshëm i Natos George Robertson i bëri thirrje udhëheqësve në Maqedoni të rifillojnë dialogun politik për të shmangur zgjerimin e dhunës. Sekretari i përgjithshëm i Natos tha se kriza e tanishme duhet zgjidhur nga udhëheqësit politikë në Maqedoni. Ai u tha gazetarëve në takimin ekonomik evropian të Salzburgut në Austri se nuk ka ardhur ende ha për dërgimin e trupave të aleancës në Maqedoni për të çarmatosur luftëtarët shqiptarë. Ai theksoi nevojën e arritjes së një marrëveshjeje para se të dërgohjen trupat e Natos.

Aleanca ra dakort javën e kaluar të dërgojë rreth 3 mijë trupa në Maqedoni me mision të kufizuar për çarmatimin e luftëtarëve shqiptarë që po luftojnë kundër forcave qeveritare.Komentet e tij bëhen pasi i dërguari i posaçëm amerikan në Maqedoni, James Pardew filloi bisedimet në Shkup me udhëheqësit politikë të vendit si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për tu dhënë fund luftimeve. Zoti Pardew i përshkroi si të mira bisedimet e para me presidentin Trajkovski por nuk bëri komente të tjera. Diskutimet u bënë para takimit me kryeministrin maqedonas Ljubco Georgievski.

Autoritetet maqedonase kanë ndaluar rektorin e universitetit të Tetovës Fadil Sulejmani. Udhëheqësit e komunitetit shpiptar në Maqedoni thanë se policia e ndaloi zotin Sulejmani për ta marrë në pyetje ndërsa ai po kthehej në Maqedoni nga Kosova. Sipas disa njoftimeve dyshohet se ai është takuar me Ali Ahmetin, udhëheqës politik i UÇK-së.

XS
SM
MD
LG