Lidhje

Vazhdojnë luftimet në afërsi të Shkupit - 2001-07-03


Në Maqedoni, njoftohet se sot ka patur luftime të reja midis luftëtarëve shqiptarë dhe forcave maqedonase në pjesën veriore të vendit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për rigjallërimin e bisedimeve të paqes të mbetura në vend. Një zëdhënës i ushtrisë maqedonase tha se luftimet vazhduan sot në mëngjes në verilindje të Shkupit, por nuk dha hollësi lidhur me qëndrimin e qeverisë.

Përleshjet ndodhën ndërsa udhëheqësit maqedonas dhe partitë politike shqiptare pritet të vazhdojnë takimet që synojnë t’u japin fund konfliktit 5-muajsh me luftëtarët shqiptarë.

Dialogu filloi përsëri me takimin dje të të dërguarit amerikan James Pardew me presidentin Boris Trajkovski, me kryeministrin Lubço Gjeorgjevski dhe udhëheqës të tjerë. Në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i zotit Trajkovski citohet zoti Pardew të ketë thënë se insitucionet ligjore të Maqedonisë duhet të vendosin për të ardhmen e vendit. Zoti Pardew mbërriti në Shkup të dielën dhe u tha gazetarëve se qeveria maqedonase dhe udhëheqësit politikë shqiptarë mbajnë përgjegjësi për kthimin e paqes në Ballkan. Ai dënoi ata që nxisin dhunën.

XS
SM
MD
LG