Lidhje

Milosheviç refuzon të njohë Gjykatën e Hagës - 2001-07-03


Ish udhëheqësi jugosllav, Sllobodan Millosheviç, doli sot para gjykatës së Hagës ku iu lexuan akuzat. I burgosur nga ajo gjykatë për të cilën ai kishte thënë se nuk do ta njihte asnjëherë, Sllobodan Millosheviçi nuk pranoi sot të komentonte për akuzat e ngritura ndaj tij. Ai e quajti gjykatën e Hagës një organ të paligjshëm të ngritur nga vendet perëndimore. Po ashtu i pandehuri Millosheviç nuk pranoi të përfaqësohej nga një avokat mbrojtës. Seanca gjyqësore u drejtua sot nga gjykatësi britanik Richard May.

“Në se dëshiron më shumë kohë për të vendosur në se do mbrohesh nga një avokat, kjo kohë do të të jepet. A kërkon më shumë kohë për të vendosur për avokatin?” pyeti gjykatësi.

“Kjo është një gjykatë e paligjshme dhe akuzat janë të paligjshme. Kjo gjykatë nuk është ngritur nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Prandaj nuk do të caktoj avokat mbrojtës për një organ të paligjshëm” u përgjigj Milosheviçi.

I pandehuri mbajti të njejtin qëndirm edhe përsa i përket akuzave. Gjykatësi May -- “Është e drejta jote që akuzat të të lezohen me zë para se të thuash në se i pranon apo jo. Po ashtu është e drejta tënde që mos ta zbatosh këtë të drejtë” Do që të të lexohen akuzat?”

Milosheviç - “Ky është propblemi tënd”

Në bazë të rregullave të gjykatës, kur i pandehuri nuk pranon të shprehet në se është fajtor apo jo, automatikisht gjykata shënon zyrtarisht se i pandehuri nuk i pranon akuzat. Millosheviçi është udhëheqësi i parë evropian që gjykohet për krime lufte. Ai është akuzuar për krime kundër njerëzimit në Kosovë, për dëbime në masë dhe vrasje dhe për shkelje të konventës së Gjenevës për ligjet e luftës. Seanca tjetër gjyqësore ndaj tij do të jetë më 27 gusht. Gjykata e Hagës tani ka për detyrë të provojë me fakte akuzat e ngritura ndaj Millosheviçit. Pas seancës së sotme Millosheviçi u kthye në burgun e Scheveningenit ku mbahet nën survejim 24 orësh për të mos bërë vetë-vrasje.

XS
SM
MD
LG