Lidhje

Zemra e parë artificiale tek njeriu - 2001-07-04


Kirurgët në Kentaki vendosën zemrën e parë mekanike tek njeriu, procedurë e cila mund tu jap më shumë shanse njerëzve që vuajnë nga zemra. Pajisja AbioCor e krijuar nga kompania Danvers zëvendëson barkushet e dëmtuara të zemrës së pacientit me një pompë plastike dhe metalike të motorizuar e cila peshon 1 kilogram dhe ka madhësinë e një portokalleje. Kjo është zemra e parë artificiale që funksionon pa ndonjë lidhje elektrike nga jashtë. Mjekët po japin tani më tepër informacion për pacientin ku u provua vendosja e zemrës së parë artificiale. Ata thanë se pacienti është një burrë në të 50-at i cili ishte në gjendje tepër kritike. Mjekët nuk dhanë emrin e tij për arsye ruajtjes së privatësisë personale por thanë se ai vuante nga veshkat dhe diabeti dhe kishte patur disa atake në zemër. Operacioni për vendosjen e zemrës artificiale u bë të hënën dhe zgjati 7 orë. Mjekët thanë se zemra do tja zgjasë edhe një muaj jetën pacientit.

XS
SM
MD
LG