Lidhje

Shtetet e Bashkuara festojnë 225 vjetorin e pavarësisë - 2001-07-04


Shtetet e Bashkuara festojnë sot 225 vjetorin e pavarësisë me parada dhe shfaqje tradicionale me fishekzjarre. Festime të mëdha janë planifikuar në qytetet kryesore të vendit, përfshirë New Yorkun, Bostonin dhe Washingtonin. Por, shumica e amerikanëve e feston ditën e pavarësisë me darka familjare. Në këtë ditë kujtohet nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi Kontinental më 4 korrik të vitit 1776, në qytetin Filadelfia të Pensilvanisë, duke shpallur pavarësinë e 13 kolonive të para nga Britania.

XS
SM
MD
LG