Lidhje

Rusia mban zi - 2001-07-05


Sot në Rusi fillon një ditë zie për 145 personat, që humbën jetën këtë javë nga rrëzimi i një aeroplani në Siberi, një prej katastrofave më të rënda ajrore në vitet e fundit. Aeroplani i tipit Tupolev u përplas ndërsa përpiqej të ulej në Irkutsk në Siberinë jugore të martën mbrëma. Zyrtarët thonë se mosfunksionimi i motorrit ka më shumë të ngjarë të jetë shkaku i përplasjes, megjithatë ata nuk kanë përjashtuar mundësi të tjera. Aeroplani po udhëtonte nga Yekaterinburgu në Malet Urale për në qytetin e Vradivostokut në lindjen e largët.

XS
SM
MD
LG