Lidhje

Japonia kërkon vendimin e duhur të SHBA për incidentin e Okinavës - 2001-07-05


Kryeministri japonez Junichiro Koizumi i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të marrin sipas fjalëve të tij vendimin e duhur për dorëzimin e një ushtarak të forcës ajrore amerikane që akuzohet për përdhunimin e një gruaje japoneze, autoriteteve lokale në Okinawa. Zoti Koizumi u tha gazetarëve se shpreson që Washingtoni të marrë vendimin e duhur sa më parë që të jetë e mundur. Më parë Ministri i Mbrojtjes, Gen Nakatani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të dorëzojnë të dyshuarin, Timothy Woodland duke thënë se vonesa mund të çoj në rritjen e tensionit midis trupave amerikane që ndodhen në Okinawa. Rreshteri Woodlan akuzohet të ketë përdhunuar një grua në qytetin Chatan javën e kaluar. Ai e mohon këtë akuzë.

XS
SM
MD
LG