Lidhje

Reshteri amerikan i dorëzohet Japonisë - 2001-07-06


Policia në ishullin japonez të Okinavës arrestoi reshterin e forcës ajrore amerikane i cili akuzohet të ketë përdhunuar një grua japoneze një javë më parë. Policia japoneze tha se zyrtarët e ushtrisë amerikane në bazën ajrore Kadena dorëzuan ushtarakun Timothy Woodson vetëm disa orë pasi ambasadori amerikan në Japoni, Howard Baker bëri të ditur se Washingtoni kishte miratuar transferimin. Reshteri Woodson do të akuzohet zyrtarisht për përdhunimin e gruas japoneze në një kompleks dyqanesh më 29 qershor. Ai i ka mohuar akuzat.

XS
SM
MD
LG