Lidhje

Spiuni i Moskës pranon fajësinë - 2001-07-06


Agjenti i FBI-së dhe i akuzuari për spiunazh, Robert Hanssen pranoi fajësinë lidhur me akuzat për spiunazh, kur u paraqit sot në gjyqin federal në afërsi të Washingtonit. Këtë javë, avokatatët e agjentit thanë se ai ka rënë dakort të pranojë fajësinë dhe të bashkëpunojë me hetuesit federal që po shqyrtojnë aktivitetin e tij të spiunazhit për Moskën. Njoftohet se në shkëmbim prokurorët nuk do të kërkojnë dënimin me vdekje dhe familja e zotit Hanssen do të marr një pension i cili përndryshe do ti hiqej. Qeveria e akuzon Robert Hanssen se ka marrë afro 1 milion e gjysëm dollarë në para dhe diamante nga Moska gjatë 15 vjetëve si shpërblim për dhënien e sekreteve të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG