Lidhje

Intervistë me zv/kryeministrin e Maqedonisë - 2001-07-06


VOA- A mund të na shpjegoni fillimisht se për çfarë ndryshimesh kushtetuese po punon grupi juaj dhe sa kompetenca ka ky grup?

Nasufi- Por është e vërtetë se sa po vjen nga fundi shpresojmë kriza në Maqedoni, tani është kyç edhe grupi i eskpertëve në hartimin apo në propozim zgjidhjen e mundësive të anës politike apo profesionale të çështjes. Kështu që ne dy ditët e fundit në mënyrë intensive punojmë në një komision profesional, në të cilin është i përfaqësuar blloku maqedon dhe ai shqiptar. Unë prezantoj interesat dhe pikëpamjet e e shqiptarëve në këtë grup por duhet të theksoj se në këtë grup assistojnë me një mbikëqyrje monitoring bukur të theksuar ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian.

VOA- Zoti Nasufi bisedimet e mëparshme politike për ndryshime kushtetuese që ju sapo diskutuat u bllokuan pasi palët nuk gjetën gjuhë të përbashkët. Në këtë kuadër sa ndikim do të kenë propozimet e grupit të ekspertëve?

Nasufi-Është e vërtetë që në propozimet në takimet tona ne i shtruam qëndrimet e palës shqiptare, të cilat konsistojnë në ndryshimin e kushtetutës, veçanërisht në atë pjesën të cilën ne e klasifikojmë , e vlerësojmë si koncepti i shtetit, e në atë pjesë gjithsesi kemi dallime akoma të mëdha, pasi ne insistojme në formulën me të cilën do të instucionalizohet koncepti binacional ose thjesht të shprehet elementi multinacional i shtetit maqedon. Por njëkohësisht kemi mosmarrëveshje edhe në sferën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë me peshë në Maqedoni dhe njëkohësisht në sferën e pushtetit të demokracisë lokale, kemi mosmarrëveshje në aspektin e sasise sepse askush nuk e konteston se ajo është e domosdoshme. Shtrohet edhe çështja e konsesualizmit, si mënyrë e vendosjes në demokracitë moderne, e cila mjerisht është keqinterpretuar, mirëpo ma merr mendja se në disa segmente do të ketë gjuhë të përbashkët edhe për këtë aspekt të krizës

VOA- Një nga problemet për të cilat janë ankuar shqiptarët është mungesa e kompentencave ose injorimi i propozimeve të tyre nga vota e shumicës. Si mendohet të arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët në këtë drejtim?

Nasufi - Neve e kemi diskutuar këtu, pak si shqetësim ndoshta i vogël është. Është e vertetë se grupi ndërkombëtar insiston në dokumentin e Badinterit të cilën ne e shqyrtojmë. Në fakt Badinteri propozon një aspekt se si mundet pakica ta zëmë në nivel të pushtetit lokal të mbrohet nga shumica nëpërmjet mbivotimit. Kurse është fakt se këtë instrument identik zoti Badinteri nuk e pranon që ai të ushtrohet edhe në nivel qëndror. Une mendoj që për ne si grup, edhe për mua si prezantues i interesave të shqiptarëve në këtë grup të ekspertëve, kjo është një nga kërkesat tona themelore, dhe kjo mund të bëhet edhe nëpërmjet sigurimit të organeve në kuadër të pushtetit parlamentar të kuvendit, ose nëpërmjet instalimit të funksionit të nënkryetarit të shtetit, por njëkohësisht nuk mundet, ka propozim të cilin edhe ne e akceptojmë që ajo të bëhet nëpërmjet një kualiteti të veçantë të votimit, në bazë të të cilit vendimarrja do të behet në bazë të dhënies të pëlqimit të një sasie të caktuar të votave apo të pëlqimit nga nacionalitetet apo thjesht nga grupt etnike të caktuara të cilat janë të përfaqësuara në parlamentin e Maqedonisë

VOA-Zoti Nasufi, ju faleminderit!

XS
SM
MD
LG