Lidhje

Serbi: Vazhdojnë hetimet mbi varret masive - 2001-07-07


Ministri i Brendshëm serb, Dushan Mihajlloviç, tha se hetuesit policorë po përpiqen të përcaktojnë se kush ka varrosur fshehurazi në zona të ndryshme të Serbisë 800 persona të vrarë gjatë konfliktit në Kosovë.

Zoti Mihajlloviç tha dje gjatë një konference shtypi në Beograd se mendohet që shumica e viktimave të gjetura në varre masive janë shqiptarë nga Kosova. Ai tha se personat përgjegjës do të përgjigjen për aktet e tyre.

Ministri i Brendshëm serb tha se parashikimet për 800 persona të vdekur mbështen në të dhënat që policia ka mbledhur, ku përfshihen edhe ato rreth 100 trupave të gjetura kohët e fundit në tri varre masive.

Zoti Mihajlloviç i bëri këto komente pak më shumë se një javë pasi Beogradi i dorëzoi gjykatës së Hagës ish presidentin Sllobodan Millosheviç për ta gjykuar nën akuzat për krime lufte.

Policia serbe e ka akuzuar zotin Millosheviç dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë për mbulimin e të dhënave rreth krimeve të mundshme lufte gjatë operacioneve ushtarake kundër shqiptarëve në Kosovë.

XS
SM
MD
LG