Lidhje

Fillojnë bisedimet në Maqedoni - 2001-07-09


Udhëheqësit e partive politike të Maqedonisë filluan sot në Shkup bisedimet lidhur me propozimet e mbështetura nga Perëndimi për t’i dhënë fund kryengritjes së luftëtarëve shqiptarë, e cila po kërcënon ta zhysë vendin në luftë civile.

Në prag të këtyre bisedimeve, udhëheqësit shqiptarë shprehën kundërshtime të ashpra ndaj një plani të përbashkët amerikano evropian paqeje, që synon t’i japë fund konfliktit.

Lajmet bëjnë të ditur se ky plan propozon ndryshimin e kushtetutës maqedonase për të përforcuar qeveritë lokale dhe për të njohur zyrtarisht gjuhën shqiptare.

XS
SM
MD
LG