Lidhje

Kalendari historik i datës 10 korrik - 2001-07-10


Më 10 korrik 1962, një raketë amerikane nxori në orbitë rreth Tokës të parin satelit privat. Sateliti Telstar One, që punonte duke shfrytëzuar energjinë diellore, ishte projektuar për të ritransmetuar programe televizive ndërmjet Evropës dhe Amerikës së Veriut. Telstar One merrte transmetimet televizive nga një stacion i Tokës, përforconte sinjalin dhe ia dërgonte një tjetër stacioni në Tokë. Ishte agimi i epokës së hapësirës që u prit nga publiku me një enetuziazëm të madh. Fillimi i kësaj epoke u festua edhe nga muzikantët. “The Venture” shënoi arritjet në fushën e hapësirës me melodinë “Telstar”

Më 10 korrik 1869, gjeologu John Wesley Powell me 9 shokë të tjerë, hynë me barkat e tyre me rrema në Lumin Colorado, për të filluar eksplorimin e Kanionit të Madh. Ata ishin të parët njerëz të bardhë që udhëtonin nëpër lumë, përmes Kanionit të gjërë dhe madhështor. Eksploratorët ishin të lagur e të uritur në pjesën më të madhe të tre muajve, gjatë të cilëve ata përshkuan një mijë e 400 kilometra tatëpjetë lumit të rrëmbyer Colorado. John Wesley Powell, që kishte qenë profesor kolegji, mbajti shënime për ato që pa dhe mblodhi mostra shkëmbenjsh dhe bimësh. Powell, që kishte humbur një krah gjatë Luftës Civile Amerikane, shkroi edhe për takimet që kishte pasur me indianët e Amerikës. Ai jetoi më gjatë sesa tre nga shokët e tij, të cilët ikën, për shkak të rrëmbesave tinzare të lumit, por u vranë nga pjesëtarë të fiseve armiqësore indiane.

XS
SM
MD
LG