Lidhje

Gjendja e Milosheviçit në Hagë - 2001-07-10


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili mbahet në Hagë nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, tha se është në gjendje të mirë shëndetsore dhe krenar për atë që bëri për vendin e tij.

Zoti Millosheviç i bëri këto komente nëpërmjet një deklaratë të autorizuar nga avokati i tij kanadez, Christopher Black. Zoti Black kaloi dje gati 2 orë me klientin e tij. Ai kryeson një ekip avokatësh që mbrojnë zotin Millosheviç. Zoti Black tha se ish presidenti jugosllav e siguroi atë se ai nuk ka synon të vrasë veten.

Zoti Millosheviç është akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerzimit për rolin e tij gjatë fushatës më 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë. Fushata e tij në Kosovë mori fund me anë të sulmeve ajrore të forcave të NATO-s, që vazhduan për 78 ditë.

XS
SM
MD
LG