Lidhje

Filipine: Estrada para gjykatës - 2001-07-10


Ish presidenti i Filipineve, Joseph Estrada doli sot para gjykatës nën akuzat për mashtrime ekonomike, një akuzë që ndëshkohet me vdekje, megjithë përpjekjet e minutës së fundit të avokatëve të tij për ta ndaluar ose vonuar procesin gjyqësor. Zoti Estrada nuk pranoi të komentonte për akuzat. Ai akuzohet për përfitimin në mënyrë të paligjshme të 80 milionë dollarëvë në kohën që ishte në pushtet. Meqë i pandehuri nuk komentoi për akuzat, gjykata shënoi zyrtarisht se ai nuk i pranon akuzat. Seanca gjyqësore u shty për rreth dy orë, ndërsa avokatët e ish presidentit iu drejtuan gjykatës së lartë të vendit për ta ndërprerë seancën. Gjykata e Lartë nuk pranoi ta miratojë kërkesën e tyre.

XS
SM
MD
LG