Lidhje

Qeveria malazeze kërkon referendum për pavarësi - 2001-07-10


Kryeministri i Malit të Zi Filip Vujanoviç tha se qeveria e tij do të mbajë një referendum për pavarësi nga Jugosllavia nga fundi i shkurtit të vitit 2002.

Ai tha se parlamenti do të fillojë hartimin e planit për referendum sot. Zoti Vujanoviç ftoi ekspertët evropianë të sigurimit të luajnë rolin e këshilltarëve.

Qeveria e re malazeze, e cila erdhi në fuqi javën e kaluar, është e ndarë midis atyre që kërkojnë pavarësi dhe atyre që duan të mbeten pjesë e Jugosllavisë.

Shumë qeveri perëndimore janë kundër pavarësisë së malit të Zi. Ndërkohë, kryeministri reformist i Serbisë, Zoran Xhinxhiç tha se dy republikat jugosllave duhet të vendosin për të ardhmen e federatës deri në fund të këtij viti.

Zoti Xhinxhiç ka thënë se Serbia nuk duhet të mbetet peng e pavendosmërisë së Malit të Zi lidhur me çështjen e pavarësisë.

Kryeministri serb ka thënë gjithashtu se, nëse Mali i Zi vendos të ndahet nga Jugosllavia, ai do të ishte për një bashkim të dy shteteve të pavarur që do të krijoheshin.

XS
SM
MD
LG