Lidhje

Kalendari historik i datës 12 korrik - 2001-07-12


Më 12 korrik 1954, presidenti Dwight Eisenhower propozoi që qeveria federale dhe qeveritë e shteteve të fillonin një projekt të përbashkët prej 50 miliardë dollarësh për ndërtimin e autostradave. Ky plan i guximshëm parashikonte ndërtimin e autostradave shumë korsish, gjithësej prej 77 mijë kilometrash. 90 përqind e shpenzimeve do të mbuloheshin nga qeveria federale. Projekt plani 10 vjeçar merrte parasysh ndryshimet që do të pësonte vendi deri në vitin 2000, si rrjedhim i shtimit të popullsisë dhe nevojat e mbrojtjes në rast të ndonjë lufte bërthamore. Shumë prej autostradave të ndërtuara në bazë të këtij projekti, sot janë zgjeruar e janë zgjatur. Në saje të rrugëve të tilla, sot automjetet mund të udhëtojnë me shpejtësi të madhe nga jugu në veri e nga lindja në perëndim, duke anashkaluar qytetet dhe pa qënë e nevojshme të ndalen para semaforëve apo pengesave të tjera të trafikut rrugor.

Më 12 korrik 1862, një oficer i ushtrisë unioniste gjatë Luftës Civile Amerikane kompozoi një pjesë sinjali që luhej me bori të quajtur “Taps”. Gjeneralit Daniel Butterfild nuk i pëlqente thirrja e zakonëshme me bori që ishte sinjal për shuarjen e dritave. Ai kaloi një pjesë të natës pranë zjarrit duke shkruar nota dhenëmëngjes i kërkoi borizanit të brigatës t’i binte pjesës që kishte kompozuar. Borizanët e pëlqyen sinjalin e ri dhe brenda pak ditësh kompozimi i ri luhej në reparte të ndryshme në mbarë ushtrinë unioniste. Së shpejti sinjali filloi të përdorej edhe nga ushtria konfederale. “Taps” u bë thirrja tradicionale me bori që luhej në fund të ditës për të lejuar shuarjen e dritave në bazat ushtarake. Sot ajo luhet gjithashtu në ceremonitë e varrimit të ushtarakëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG