Lidhje

Ish mbreti bullgar, kryeministër - 2001-07-12


Ish mbreti i Bullgarisë, Simeon i Dytë, u emëruar në postin e kryeministrit të vendit. Ai u emërua të kryesojë qeverinë bullgare pasi partia e tij, Lëvizja Kombëtare për Simeonin e Dytë shënoi një fitore të ndjeshme në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Vendimi u njoftua dje nga udhëheqësi i partisë në parlament pas një takimi me presidentin e Bullgarisë, Petar Stojanov. Zoti Stojanov tha se do t’i japë ish monarkut 64 vjeçar një mandat të dielën për të formuar qeverinë e re. Simeone u kurorëzua mbret i Bullgarisë në vitin 1943 në moshën 6 vjeçare, por 3 vjet më vonë u detyrua të ikte në mërgim nga komunistët e Bullgarisë. Ai e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në Spanjë, ku krijoi një biznes të sukseshëm.

XS
SM
MD
LG